Kjo është 26-vjeçarja që mposhti tumorin dhe i befasoi mjekët

Ishte vetëm 16 vjeçe kur derisa po qëndronte për pushime në Kosovë, kuptoi se nuk ishte në rregull diçka me shëndetin e saj.

Pas disa analizave, doli se Krenare Jahaj ishte e prekur me tumor, transmeton albinfo.ch.

Pavarësisht se ishte kohë shumë e vështirë për të, ajo arriti ta mposht tumorin dhe të shërohet.

Gjatë një interviste në Televizionin e Kosovës tregoi se pati mbështetje të madhe nga familja, në veçanti nga i dashuri i saj.

Lajmi tjetër që e goditi atë ishte se mjekët i kishin thënë se nuk mund të mbetej shtatëzënë dhe Krenarja ishte mërzitur shumë.

Fati ishte në anën e saj. Krenarja u shërua nga sëmundja dhe pas disa vitesh mbeti edhe shtatzënë, duke i habitur edhe mjekët.

Ajo tani gëzon shëndet të plotë dhe ka një familje që çdokush do ta dëshironte.