Nesër varroset në vendlindje 33-vjeçari nga Klina i cili humbi jetën në Norvegji
Një 33-vjeçar nga Klina, ka humbur jetën në një aksident tragjik në Oslo të Norvegjisë, para kap ditësh. Trupi i tij do të varroset nesër në vendlinje.
“Pas aksidentit tragjik që ndodhi në Oslo të Norvegjisë me datë 24.08.2022 ndërroi jetë në moshën 33 vjeqare me i dashuri ynë Kujtim (Elmi) Marmullakaj. Ju njoftojmë se varrimi i të ndjerit do të mbahet ditën e premte me datë 16.09.2022 ne ora 15.00 në varrezat e fshatit Dush të Klinës. Të pikëlluarit: Familja Marmullaku”, shkruan media lokale, Klina.info.