Kjo është arsyeja pse nutricistja preferon ushqimet e shëndetshme

Ajshe Ibrahimi-dietologe/nutriciste

Ushqimi i shëndetshëmm dhe i drejtë ul shansin e zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme.

Nëse doni të rrisni shanset për të qëndruar mirë, është më mirë të ushqeheni me një dietë të shëndetshme.

Ne kete artikull mund t`i gjeni disa shembuj te perfitimeve nga ushqyerja e shendetshme:

· Të kesh zakone ushqyese cilësore mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të caktuara që mund të ndikojnë rëndë në shëndetin tënd. Disa nga sëmundjet me te shpeshta janë hipertensioni, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

· Zgjedhjete ushqimit te shendetshem ne menyne tuaj nuk ndikojnë vetëm në një pjesë të trupit tuaj – si stomaku juaj, por keto zgjedhje duhet te mirren ne konsiderat edhe per zemrën, trurin dhe lëkurën tuaj.

· Ushqimi i mirë mund t’ju sjellë dobi te shumfishta. Eshtë një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar shëndetin dhe cilësinë e jetës tuaj. Ndihmon në mbajtjen e një peshe të shëndetshme.

· Ngrënia e ushqimit bio në vend të ushqimit të përpunuar mund të ketë një efekt pozitiv në peshën tuaj. Pesha juaj gjithashtu ndikon në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Për shembull, mbipesha rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit te tipit II, mund të dëmtojë gjithashtu nyjet tuaja, duke kufizuar lëvizjen tuaj.

· Konsumimi i ushqimit te shendetshem rrit nivelet e energjisë

Ne shumicen e rasteve ngrënia ndonjëherë e ushqimeve te perpunuara ju rezervon nje rritje të papritur energjie,por per nje kohe shume te shkurter ju perseri ndjehemi plotësisht te rraskapitur.

Kështu reagon trupi juaj kur thith një sasi të bollshme sheqeri të rafinuar. Duke shmangur ushqime të tilla të pashëndetshme dhe duke furnizuar trupin tuaj me mundësi ushqyese, do të jeni në gjendje të rrisni nivelin e energjisë, jo vetëm për një orë apo më shumë – por gjate gjithe dites. Ju do të jeni në gjendje të përqendroheni në atë që po ndodh përreth jush sesa në atë se sa të lodhur ndiheni. Shembulli me i mire eshte qe ne vend te ëmbëlsires me sheqer te rafinuar te konsumoni një frut sezonal që përmban sheqerna natyralë!

· Permirson shendetin e lekures suaj

Ushqimi i mirë nuk ndikon vetëm në peshën ose energjinë tuaj. Mund të luajë gjithashtu një rol në shëndetin e lëkurës tuaj. Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, ushqimet që përmbajnë vitamina C dhe E, likopen dhe antioksidantë të tjerë, si dhe vaj ulliri, mund të ndihmojnë për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dëmtimi i diellit.

· Forcon sistemin imunitar

Kur praktikoni ushqim të mirë, apo konsumoni ushqime natyrore dhe të shëndetshme që mund të ndihmojnë trupin tuaj. Kjo përfshin përmirësimin e sistemit tuaj imunitar. Sipas një studimi të vitit 2011 të paraqitur në Workshopin e 5-të Ndërkombëtar të Imunitetit të Ushqimit në Puerto Vallarta, Meksikë, studiuesit treguan se si mbipesha mund të dobësojë sistemin imunitar, duke rritur kështu shanset për t’u sëmurë nga infeksionet.