Kjo është deputetja e parë nga Kosova që futet në Parlamentin e Berlinit
Afërdita Suka është deputetja e parë shqiptare nga Kosova që hyn në Parlamentin e Landit në Berlin.
Suka ishte kandidate e drejtpërdrejtë e të gjelbërve për zgjedhjet e landit në Berlin dhe ia doli të triumfojë.
Afërdita është e lindur në Suharekë (Kosovë), ndërsa jeton në Gjermani prej moshës 12-vjeçare.
Atje ka mbaruar shkollimin dhe ka dhjetë vite që merret aktivisht me politikë në nivel kantonal, si përfaqësuese e partisë së të gjelbërve, siç janë politikat sociale, përkatësisht banimi, ambienti dhe arsimimi.


 
 
						 
						