Xhevrie Osmani në garë për ekzekutivin e Meyrin-it, pret fitore në balotazh
Në këto gara ka marrë pjesë edhe politikania e re me rrënjë shqiptare, Xhevrie Osmani, e cila si përfaqësuese e PS dhe Verte (Paria e Gjelbër) ka dalë e para, shkruan albinfo.ch.
Duke mos arritur fitoren absolute, ajo do të garojë edhe në raundin e dytë.
Krahas saj janë tre kandidatë të tjerë por Osmani ka përparësi të dukshme në numrin e votave.
Duhet theksuar me këtë rast se, ndryshe nga kandidimi për një vend në këshillat bashkiakë, ku numri i kandidatëve shqiptarë është relativisht i lartë, kur bëhet fjalë për vendet në ekzekutiv, ky numër është fare simbolik, në gjithë Zvicrën.
Për këtë arsye rezultati i arritur nga Xhevrie Osmanit ka “peshë specifike” dukshëm më të lartë.
Meyrin është komuna e katërt më e populluar në kanton, me 27,000 banorë.