Kjo është deputetja që e zëvendësoi Vjosa Osmanin në Parlament
Yllza Hoti e ka zëvendësuar Vjosa Osmanin në Parlamentin e Kosovës, pas zgjedhjes së saj presidente e vendit.
Hoti i përket VV-së. Ajo ka nënshkruar sot edhe deklaratën e betimit dhe i ka marrë përsipër detyrat dhe përgjegjësitë e deputetes.
Subjekti i Vjosa Osmanit (Guxo), i cili ka garuar brenda listes unike me VV, ka humbur nje mandat me këtë lëvizje.

