Kjo është gjendja në pikat kufitare sa i përket hyrje-daljeve
Situata në pikat kufitare, sa i përket hyrje-daljeve paraqitet e qetë dhe pa pritje të gjata.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të brendshme në asnjërën prej 12 pikë kalimeve kufitare pritjet nuk shkojnë më shumë se 5 minuta.
Vetëm në Merdare pritjet shkojnë deri në 10 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Dihet se festat e fundvitit rikthejnë në Kosovë një numër të madh të mërgimtarëve që zgjedhin vendlindjen për të kaluar festat.


