Presidentja e KE-së paralajmëron ardhjen e vaksinës anti-COVID në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dhënë lajm pozitiv për vaksinat kundër coronavirusit.

Në një shkrim në Twitter thotë se ka diskutuar me kryeministrin Albin Kurti për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID në Kosovë.

Tutje ka theksuar se Komisioni Evropian do financojë procesin e vaksinimit për punonjësit shëndetësor dhe njerëzit më në nevojë.

“Së bashku do ta tejkalojmë pandeminë”, ka shkruar Leyen.

Lyen ka deklaruar së fundmi se Evropa do t’i ndihmojë Ballkanit Perëndimor për vaksinimin anti-COVID me 650.000 doza të “Pfizerit”.

Shtetet e rajonit tashmë kanë nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit, vetëm Kosova ende nuk ka siguruar asnjë vaksinë kundër virusit COVID-19.

Më herët, autoritetet kanë thënë se në Kosovë gjatë marsit do të arrijë kontingjenti i parë me vaksina të kompanisë britanike, AstraZeneca.

Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave që Kosova do të marrë falas përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, njofton Telegrafi.