Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën

Me fillimin e sezonit veror, në pikat kufitare me Kosovën nis të shtohet edhe numri i veturave që hyjnë e dalin nga andej.

Me ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë, krijohen edhe kolona të gjata në pikat kufitare gjatë sezonit veror.

Por, në orët e paradites të së martës, situata paraqitet e qetë nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Ndërkaq pritjet për të hyrë në Kosovë, por edhe në dalje të saj, janë të zakonshme 3 deri në 5 minuta.

Autoritetet nuk raportojnë për kolona të gjata, por presin që fluksi të rritet gjatë ditëve në vazhdim për shkak të ardhjes së mërgimtarëve.