Kosovari vret një ukrainase, më pas ai vritet nga policia

Një kosovar në Berlin të Gjermanisë në mëngjesin e sotëm dyshohet se ka goditur për vdekje me sëpatë një shtetase ukrainase, ndërsa ai më pas është qëlluar për vdekje nga zyrtarët policorë, njofton “Berliner Zeitung”.

Sipas të dhënave të zëdhënësit të Policisë së Berlinit, Stefan Petersen, krimi ndodhi në katin e nëntë të një apartamenti në Lichtenberg.

Sipas Policisë viktima ishte një ukrainase 27-vjeçare. Kur erdhi Policia, kosovari 23-vjeçar kishte goditur gruan me një sëpatë. Viktima vdiq në vendin e ngjarjes. Më pas policët qëlluan për vdekje 23-vjeçarin.

Sipas dëshmitarëve burri dhe gruaja ishin fjalosur para ngjarjes. (foto ilustrim)