Kjo është gruaja e Adem Jasharit, e cila luftoi përkrah tij me forcat serbe

Nuk ka shqiptarë në botë që të mos ketë dëgjuar për legjendarin Adem Jashari dhe jo vetëm shqiptarët kanë dëgjuar për trimërinë e tij dhe të familjes Jashari.

Adem Jashari është dhe do të mbetet përjetësisht heroi i luftës së fundit në Kosovë.

Mirëpo, pak nga njerëzit kanë dëgjuar për gruan e tij, Adilen, e cila i qëndroi përkrah Ademit, bashkë me familjarët tjerë Jashari, në luftën titanike që bëri me ushrinë serbe.

“Të gjithë e njohin Adem Jasharin, por askush nuk e njeh gruan e tij, Adilen, e cila në kohën kur po luftonte Ademi, ajo barte municion dhe luftonte gjithashtu. – Ana Di Lellio (sociologe italiane)

Adile Jashari lindi më 10 maj të vitit 1957, në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë. Shkollën tetëvjeçare, Adilja e kreu në fshatin e lindjes, në Akrashticë.

Rreth moshës 20-vjeçare martohet me Adem Shaban Jasharin e Prekazit.

Më 22 janar të vitit 1998, sapo kishte ngrënë syfyr me familjarët, kur papritmas breshëria e armëve të forcave serbe kishte goditur kullën.

Në ditët më vendimtare të historisë sonë më të re, më 5, 6 e 7 mars të vitit 1998, Adilja, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes ndodhet në Kullën e Qendresës.

Përveç burrave, të cilët kishin zënë pozicione dhe luftonin, ajo, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, ndodhej në bodrumin e fortifikuar, ku ndihmonte dhe i furnizonte me municion luftëtarët e familjes./mediafokus.info