Kjo është kompania e radhës që e dëgjon Kurtin për pagën minimale
Deputeti më i ri i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka njoftuar se edhe ndërmarrja RISI e ka dëgjuar kryeministrin Kurti, sa i përket pagës minimale.
Sylejman Rrahmani, një ndërmarrës ka nënshkruar një zotim vullnetar që në ndërmarrjen e tij RISI nuk do të ketë paga më të ulëta se 350 euro
“Si deputet i Republikës së Kosovës, nga sot kam filluar një fushat me bizneset private ku do të mundohem që të jap kontributin time për ti bindur bizneset private që në mënyrë vullnetare paga minimale të jetë 350 euro në ndërmarrjet e tyre. Ndermarresit, janë shtyllë shume e rendesishme e zhvillimit ekonomik, ngritja e pagave për punëtorët ndikon pozitivisht në produktivitetit e punëtorëve, andaj trajtimi i dinjitetshëm i tyre është në të mirë të ndërmarrjes”, ka thënë deputeti Rrahmani
Ky reagim i ndërmarrësit erdhi pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurtit i cili premtoi se tanimë pega më e ulët në sektorin privat do të jetë 350./MediaFokus/