Kjo është Komuna e Kosovës që punon edhe të shtunave

Që nga fillimi i këtij muaji bashkatdhetarët në Vushtrri do të mund të marrin shërbime administrative edhe të shtunave, në sportele të veçanta të dedikuar për ta.

Komuna e Vushtrrisë ka hapur katër sportele, ku mërgimtarët do të mund të pajisen me dokumentet e nevojshme.

Kryetari Ferit Idrizi është shprehur i bindur se me zgjatjen e orarit, qytetarët e veçmas mërgimtarët do të kryejnë më lehtë punë në komunë.

Kurse drejtoresha e Administratës, Hava Rruka-Mlinaku, tha se këto shërbime do të jenë të hapura deri më 30 shtator.

Ky shërbim pra do të jetë i hapur nga data 1 qershor deri më 30 shtator, gjatë kohës sa mërgimtarët janë për pushime në vendlindje.