Tjetër incident, sherr mes pushuesve në Himarë

Një tjetër incident është regjistruar në Himarë.

Në një video të siguruar nga Abcnews.al shihen dy qytetarë që janë duke u konfliktuar me një shtetas të huaj me ngjyrë.

Në pamje duken dy djemtë që përplasen fizikisht me shtetasin e huaj, por duke u favorizuar nga fiziku, turisti, pasi i kishte rrëzuar një herë në tokë, arrin që t’i shmangë që të dy.

Ai dëgjohet teksa u thotë “largohuni” ndërsa bën hapa pas në përpjekje për t’u larguar.

Nuk dihet se për çfarë arsyesh shtetasi i huaj në video është konfliktuar me dy qytetarët.

VIDEO