COVID: 30 pacientë të spitalizuar, 3 në gjendje të rëndë
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme janë duke u trajtuar 84 pacientë.
Sipas SHSKUK’së, 30 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
65 pacientë janë me oksigjeno-terapi.
Njoftimi i plotë:
SHSKUK, COVID-19: 84 pacientë në trajtim
Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 84 pacientë, sipas raportit të punës për datën 1 korrik 2021.
Prej tyre, 30 janë të konfirmuar pozitivë, 3 janë në gjendje të rëndë dhe 65 janë me oksigjeno-terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 63 pacientë: 12 të konfirmuar me COVID-19, 54 me oksigjeno-terapi, 3 në gjendje të rëndë.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive 12 pacientë, 3 në gjendje të rëndë + 21 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë.
Në Spitalet e Përgjithshme janë të shtrirë 21 pacientë, 18 të konfirmuar pozitivë, 11 me oksigjeno-terapi.
Spitali i Prizrenit – 1 pacient, Spitali i Gjakovës – 2, Spitali i Pejës – 2, Spitali i Gjilanit – 14, Spitali i Vushtrrisë – 1, Spitali i Mitrovicës – 1 pacient.