Kjo është mbështetja e jashtëzakonshme e sportistëve dhe elitës kulturore për listën e LDK-së në Gjilan

Kjo është mbështetja e jashtëzakonshme e sportistëve dhe elitës kulturore për listën e LDK-së në Gjilan.

Sportistët dhe elita kulturore e Gjilanit i kanë dhënë përkrahje të madhe për zgjedhjet e 14 shkurtit kandidatëve të LDK-së për deputetë dhe kryeministrit, Avdullah Hoti.

I impresionuar me këtë përkrahje është shprehur të jetë kreu i partisë dhe i Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri.

“Mbrëmje e jashtëzakonshme. Falëmnderit shumë doajenë e punëtorë elitarë të sportit e kulturës. Falëmnderit për nderin dhe respektin që keni treguar ndaj nesh dhe kandidatëve të LDK-së nga Gjilani. Shumë prej jush jeni krenaria e qytetit. Vazhdojmë të jemi të lidhur me emrat tuaj si atribut i suksesit. Programin tonë për kulturë e sport po e zhvillojmë në mënyrën më të mirë në Gjilan dhe na kanë mbetur edhe pak punë për t’i finalizuar. Faleminderit që me punën titanike, e keni bërë Gjilanin kryeqendër të kulturës e sportit!”, ka thënë Haziri.

Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:

Lirije Kajtazi – 6

Imet Rrahmani – 20

Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21

Faton Bislimi – 43

Ramiz Ramadani – 80

Avdi Pireva – 68

Ajet Avdyli – 83