Kjo është mënyra e aplikimit për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti (VIDEO)

Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të aplikojnë në Fondin e Kursimeve – Trust për të tërhequr 10 përqindëshin e tyre, mund ta bëjnë atë sot nga ora 15:00.

Aplikimi bëhet vetëm online, përmes faqes https://bentenapp.azurewebsites.net/

Për aplikim kërkohet numri personal i juaji dhe numri personal i llogarisë bankare në Kosovë.

Është bërë e ditur se qytetarët e Kosovës do të mund të aplikojnë për marrjen e 10 përqindëshit të Trustit Pensional në 4 muajt e ardhshëm.

Sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, qytetarët që kanë kursime deri në 10 mijë euro do të rimbursohen nga Qeveria duke filluar nga viti 2023.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë: