Kjo është pamja moderne që do ta ketë Tregu i Kafshëve

Kjo është pamja moderne që do ta ketë Tregu i Kafshëve në Gjilan, projekt ky i cili do të nis së ndërtuari në muajin shkurt, në fshatin Velekincë.

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes Tregu, Avdyl Jerliu, ka thënë se ndërtimi i këtij projekti do të filloj në shkurt, ndërsa do të përfundojë brenda 24 muajve.

“Projekti është bashkëfinancim i Komunës së Gjilanit dhe Komisionit Europian, të cilin e falënderoj shumë për përkrahjen e madhe në këtë projekt dhe në përgjithësi në modernizimin e tregjeve në Gjilan. Kostoja e këtij projekti është 382 mijë euro”, ka thënë Jerliu, raporton Mediafokus.info.

Tregu do të ketë sipërfaqe prej dy hektarësh dhe vlerësohet se do t’i plotësojë nevojat e tregtarëve të regjionit të Anamoravës, derisa do të jetë një mundësi e mirë edhe për tregtarët e rrethit të Kumanovës, pasi pika kufitare Stançiq-Bellanoc pritet të hapet së shpejti.

Në këtë projekt, Komuna e Gjilanit participon me 182 mijë euro, ndërkaq Komisioni Europian me 200 mijë euro./MediaFokus/