Kjo është përkrahja masive e lagjes Kodra e Dëshmorëve për listën e LDK-së nga Gjilani

Përkrahje masive kanë gjetur kandidatët për deputetë nga LDK e Gjilanit në lagjen Kodra e Dëshmorëve. 

Simpatizantët aty janë shprehur njëzëri se të gjitha votat do të shkojnë për listën LDK-së në krye me kryeministrin Avdullah Hoti. 

Falënderues për këtë përkrahje masive është shprehur kryetarit i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, i cili tha kjo mbështetje tregon se Gjilani do të vazhdojë të frymojë fort LDK. 

“Baballarët tanë 100 vjet më herët janë angazhuar për këtë shtet, të cilin do ta ruaj dhe zhvillojw vetëm LDK. Kjo mbështetje e Kodrës së Dëshmorëve tregon se Gjilani do të vazhdojë të frymojë fuqishëm LDK. Ju falëmnderit shumë për këtë përkrahje për kandidatët tanë. Koha me u çu në këmbë të gjithë për ta bërë fitoren e madhe për Rugovistët përnime”, ka thënë pos tjerash, kryetari Haziri. 

Shtatë kandidatët për deputetë, kanë shprehur mirënjohje për të gjithë aktivistët e veprimtarët e kësaj lagje, të cilët i kanë qëndruar gjithmonë besnikë frymës rugoviane. 

Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët: 

Lirije Kajtazi – 6

Imet Rrahmani – 20

Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21

Faton Bislimi – 43

Ramiz Ramadani  -80

Avdi Pireva – 68

Ajet Avdyli – 83 

#LDK132 #ShtetiShtet