Kjo është shqiptarja e parë Doktoreshë e shkencave në Zvicër, zotëron 7 gjuhë të huaja
Profesoresha Arlinda Amiti është femra shqiptare më e shkolluar në Zvicër. Ajo po shkruan historinë e diasporës shqiptare dhe është më shumë se shembull integrimi.
Arlinda tashmë është një shkencëtare, njëkohësisht ligjëruese në Universitetin e Bazelit.
Profesoresha Arlinda Amiti, është koordinatore e programit të doktoraturës “Islami dhe Shoqëria: Studime Teologjike Islame” në Qendrën Zvicerane për Islamin dhe Shoqërinë (SZIG), shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Është modeste, i shmanget lavdit, nuk dëshiron të dalë në gazeta të lavdërohet apo të flas në vetën e parë.