Kjo është shqiptarja që dikur ka punuar pastruese, tani është Miss Amerika

Me siguri keni lexuar ose dëgjuar që një shiptare zgjidhet më e bukura në Amerikë.

Marinela Shpati është shqiptarja që fitoi “Mrs Michigan America 2022”, por nëse mendoni se e ka pasur shumë të lehtë rrugëtimin për të mbërritur deri këtu, e keni gabim.

E ftuar sot në “Abc e Mëngjesit”, Marinela ka treguar jetën e saj dhe gjithë vështirësitë në Lezhë, emigrimin në Greqi deri tek jeta aktuale në Amerikë.

“Kam lindur në Lezhë dhe jam rritur në një fshat, në Troshan. Kam emigruar në Greqi. Kam jetuar 10 vjet në Shqipëri, 10 në Greqi dhe 10 në Amerikë, e quaj vitin e 10-ve këtë. E kam burrin e mirë, është nga Shkodra, kam 3 vjet e martuar.

Atëherë nuk e kisha imagjinuar asnjëherë se ishim të varfër dhe kur erdhi kjo ditë ishte e pabesueshme.

Të gjithë femrat që konkurrojnë kanë një platformë dhe unë kam një për të ndihmuar njerëzit e varfër.

Në mënyrë që ata kur të më shohin të thonë si ka mundësi që kjo ka arritur deri këtu se para 20 vitesh ishte e varfër.

Në Greqi jetoja më mirë se në Shqipëri, kam filluar punë që 14 vjeçe dhe paralelisht shkoja në shkollë. Punoja në një restorant, bëja gjithçka nga shitëse në pastruese, çdo gjë.

Në moshën 20-vjeçare kam shkuar në Amerikë, kam ardhur me vetëm me një çantë me rroba.

Kam punuar fort deri në 4 punë, derisa kam arritur deri këtu ku jam që punoj në bankë”, tregon bukorshja nga Lezha, e cila është një shembull për shumë të rinj dhe të reja, që mendojnë se fama arrihet lehtë.