18 vite burgim vëllezërve të akuzuar për vrasjen e djalit të dajës

Gjykata Themelore në Prishtinë, pas ricilësimit të veprës penale, i ka dënuar me 18 vite burgim të akuzuarit Bali dhe Baki Reçica, për akuzën se kanë privuar nga jeta djalin e dajës, F.K., raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, për të akuzuarin Bali Reçica, gjykata bën ricilësimin e veprës penale, andaj të njëjtin e  dënon me 15 vite burgim për veprën penale “Vrasje”.

Ndërsa për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” u lirua nga akuza.

Për të akuzuarin Baki Reçica, gjykata bën ricilësimin e veprës penale dhe të njëjtin e shpall fajtor për “Pjesëmarrje në rrahje” dhe e dënon me 3 vite burgim.