Kryetari i Kllokotit mbetet në burg për ‘cenim të përcaktimit të lirë të votuesve’

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Bozhidar Dejanoviq, kryetar i Komunës së Kllokotit.

Apeli e la në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 13.03.2021, sipas të cilit i pandehuri duhet të qëndroi në paraburgim deri më 12.04.2021.

Bozhidar Dejanoviq që është kryetar i Komunës së Kllokotit, po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale,  se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit,  vlerësoi se ka bazë ligjore për caktimin e masës së lartëcekur, meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se ai e ka kryer veprat penale, për të cilën po dyshohet, e po ashtu ekzistojnë rrethana të posaçme që e bëjnë të besueshme friken se me gjetjen në liri, ai  mund të pengoj rrjedhën normale të procedurës penale apo të ndikojnë në prova ose dëshmitarë. Gjykata ka konstatuar se aplikimi i ndonjë mase tjetër më të butë, në këtë fazë nuk është i përshtatshëm.