3 persona kanë humbur jetën në pistat e skijimit në Zvicër

Tre njerëz vdiqën gjatë fundjavës në Valais. Të shtunën një 17-vjeçar lokal vdiq, ndërsa po bënte ski nga pista. Ai u kap në një ortek dhe vdiq më vonë në spitalin e Sionit.

Të dielën një 35-vjeçar nga Cyrihu vdiq në një ortek tjetër dhe një 70-vjeçar gjithashtu u kap dhe vdiq më vonë në spital, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Ekipet e shpëtimit Rega thonë se ata kishin 80 thirrje telefonike gjatë fundjavës – dyfishi i shumës që ata do të prisnin.