Haziri i pikëlluar pas vdekjes së hershme të Shqiponja Qamil Isufi
Kryetari i degës sê LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushellimi familjes Isufi pas ndarjes nga jeta në Zvicër të gjilanases, prof. Dr. Shqiponja Isufi.
Në telegram, thuhet:
E nderuara familje Isufi,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta në moshë shumë të re, të familjares suaj të dashur dhe bashkëqytetares tonë të nderuar, Prof. dr. Shqiponja Qamil Isufi.
Duke ditur që ndarja nga familjari është e rëndë, në këtë moment të dhimbshëm, e tejet të rëndë, edhe pse fizikisht shumë larg, shpirtërisht ndodhem pranë familjes suaj.
Të gjithë e dimë kontributin e jashtëzakonshëm kombëtar të familjes Isufi dhe mundin e madh për shkollim jashtë vendit të Shqiponjës, e cila me arritjet e saj kulminante, na ka bërë krenarë të gjithëve.
Të rroni e ta kujtoni me aromën e dashurisë e dritën e kujtimeve që la pas për Ju, familje e respektuar Isufi.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe dashamirëve të Prof. dr. Shqiponja Isufit.
Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!
Gjilan,
28 shtator 2022
Lutfi Haziri
Kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan