Mos ua merrni buzëqeshjen fëmijëve!

Izmi Zeka

Kur analfabetët flasin për arsimin dhe përfituesit e shoqatave të ndryshme në Kosovë që nuk ju dihet prejardhja atëherë kemi të bëjmë edhe me krizë të identitetit por edhe me tendenca për të devalvuar rritën dhe zhvillimin e një kombi.

Një qeveri që nuk mërzitet për shtëpinë e saj e sidomos për trurin i cili mbanë një popull të shëndosh por edhe e ngritë në nivele të civilizimit komentet janë të tepërta.

Fundja vetëm qeveritë diktatoriale donë ti kontrollojnë trurin përveç elitës edhe fëmijëve.

Kjo betejë e Qeverisë me sindikatat që është e papërgjegjshme po shkatërron nxënësit të cilët janë më të pafajshmit.
Ktheni nxënësit në shkolla se u bëtë prrall me tupan.

Fëmijët nuk ua kanë borq asnjë qeveritari që të luaj me zhvillimin e tyre.