Kjo është vera më e freskët në krahasim me ato që do të vijnë

“Kjo do të jetë vera më e freskët për sa jetë ju ka ngelur, dhe kjo nuk duhet të jetë vetëm një meme. Në fakt është e tmerrshme,” – shtoi ai.

Kalmus bëri thirrje që përdorimi i lëndëve djegëse fosile të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, përpara se të sqaronte në një postim të mëvonshëm se “do të ketë gjithmonë ndryshime rajonale dhe ndërvjetore, por në një kuptim mesatar, tendencat e nxehtësisë nënkuptojnë se kjo do të jetë vera më e freskët për një kohë të gjatë”.

Ai tha gjithashtu se nëse bota dhe shoqëria “kalojnë në modalitetin e emergjencës klimatike”, do të ishte e mundur që planeti të fillonte të ftohet deri në fund të shekullit.

Shkenctari i NASA-së paralajmëron: Kjo është vera më e freskët