Kjo është xhamia më e vjetër në Kosovë ku do të falet Bajrami i Madh

Këshilli i fshatit Goden i Madh i ka ftuar banorët që të shkojnë për ta falur Namazin e Bajramit në xhaminë e këtushme, që siç thuhet është objekti më i vjetër i kultit në Kosovë, shkruan mediafokus.info

Kjo xhami, sipas kryetarit të fshatit, Nexhat Shaqiri daton nga viti 1490 dhe ka 531 vjet.

“Bashkëfshatarë të Godenit, kudo që gjindeni, ju njoftojmë se më datë 13.05. 2021, ditë e enjte, Namazi i Fiter Bajramit falet në xhaminë e fshatit Goden i Madh”.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, Godeni i Madh i komunës së Vitisë ka 80 banorë, por dihet se një numër i familjeve janë shpërngulur gjatë viteve dhe disa e kanë ruajtur nofkën ‘Godeni’ edhe në vendbanimin e ri./Mediafokus.info