Vizat për kosovarët hiqen të dielën(?)

Vizat për shtetasit kosovarë do të hiqen të dielën. Kështu të paktën beson Richard Grenell.

Për emisarin e SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi, çështja e liberalizimit të vizave do të përfundojë në takimin e Samitit të Parisit, që mbahet këtë fundjavë.

“Çështja e rëndësishme e liberalizimit të vizave do të përfundojë në këtë takim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë punuar fort për bashkëpunim ekonomik mes dy palëve sepse besojmë se ky projekt është hapi thelbësor drejt rregullimit të kësaj mosmarrëveshjeje të gjatë politike.”, ka thënë Grenell./mediafokus.info/