Kjo është xhamia që pas 76 vjetësh mungoi xhemati
Xhamia e fshatit Hogosht të Kamenicës qëndroi e hapur dhe është falur namazi i xhumasë edhe gjatë luftës së fundit, por këtë premte jo, për shkak të masave kundër Coronavirusit.
Imami i kësaj xhamie, njëherësh publicist, mulla Xhemush Biqku, thotë se kjo është hera e parë pas 76 vjetësh që kjo xhami është ‘mbyllur’, raporton Mediafokus.info.
Ja statusi plot emocione i mulla Xhemush Biçkut:
Pas 76 viteve Xhamia e Hogoshtit për xhuma, pa xhemat e deri më sot 20 mars 2020.
Prej muajit qershor dhe korrik 1944 kur ishte luftë në Velegllavë dhe Kikë, xhamia u mbyllë.
Më 11 maj 1999 në ditën e martë, veq në kohën e namazit të drekës, nuk është thirrë ezani dhe nuk është falur namazi me xhemat në xhami, kur ushtria dhe policia serbe rrethoi, kontrolloi,maltretoi, shkatërroi dhe djegi disa shtëpi dhe kreu dy vrasje nga Hogoshti.
Zoti na ruajt dhe na ndihmoftë të gjithëve!
/Mediafokus.info/

