“Kjo ishte dreka e fundit me vëllain tim”

“Këtë fotografi që po e shikoni, të dashur familjarë, miq dhe lexues, është një drekë në shtëpinë e vëllaut tim, Rexhepit, e cila ishte dreka e fundit”, ka shkruar mësuesi në pension, Asllan Grabovci.

Kur u ktheva prej pune, ai kishte ardhur prej spitalit. E pashë nga dritarja dhe hyra mbrenda. I dha zor dhe u ngrit në këmbë. Unë e përqafova dhe ai më tha: Asllan unë nga spitali dola. Po ti je shëruar dhe për këtë të kanë lëshuar, i ktheva unë.

Jo besa hala jam tuj u ankuar, më tha.

Kur bëra të ngritëm, nuk më la të shkoja. Ndalu se po hamë bukë, nguli këmbë.

Mbasi hëngrëm sillë, pimë edhe çaj. Çajin e parë tu e pi, ai n’krevat u shtri. I dham ndihmë por kot. E mora n’krah dhe n’makinë e shtimë me e dërgua në spital. Në qendër të qytetit i hapi sytë, më shikoi dhe në atë vend në prehërin tim shpirti e lëshoi.

E dërguam në spital, u munduam me i dhënë ndihmë, por kot.

Kjo ishte dreka e fundit që e hëngrëm së bashku me vëllaun tim që aq shumë më ka respektuar dhe e kam respektuar, se 64 vite kam jetuar me të dhe kurrë nuk e di se më ka hidhëruar ose e kam hidhëruar unë atë.

Për këtë arsye po dua me e shpreh haptas mërzin time në facebook se ai tani më mungon shumë. Sa herë e shikoj këtë fotografi, më kujtohet silla e fundit me të. /Mediafokus.info