Kjo komunë i ndan nga 150 euro për gratë lehona

Komuna e Obiliqit ka vendosur t`i ndajë nga 150 euro për gratë lehona.

Kryetari Xhafer Gashi, ka nënshkruar sot vendimin, përmes të cilit, çdo lehone të kësaj komune do t`i ndahet një shumë prej 150 euro.

Mjetet jepen nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS), kategoria e subvencioneve.

Kryetari Gashi ka theksuar se çdo kategori e shoqërisë do të këtë përkrahjen e nevojshme institucionale e sidomos “gratë që janë shtylla kryesore e familjes dhe shtetit!“ është shprehur ai.

“Sot, kam nënshkruar vendimin përmes secilit çdo grua lehonë e Komunës së Obiliqit do të i ndahet një shumë prej 150.00€, në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale(DSHMS)”, ka shkruar kreu i komunes, Xhafer Gashi./mediafokus.info