Klienti e grushton shitësin për shkak se i bëri qofte djegës (VIDEO)

Një rast i pazakontë ka ndodhur në një lokal ushqimor në Turqi, ku shitësi është ‘shpërblyer’ me grushta për shkak se qoftet e papërpunuara ishin djegës.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Afyonkarahisar në Turqi, ku një klient kishte porositur qofte të papërpunuara, që njihen si “Cig Kofte”, por me arsyetimin se ishin djegës, nisi debatin me shitësin.

Gjakrat u ndezën dhe klienti, që dyshohet se ka qenë i dehur, nisi të sulmojë fizikisht shitësin. Pas incidentit, klienti pagoi faturën sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa shitësi la punën. Momenti i incidentit u fiksua nga kamerat e sigurisë.