Koci: Albini, kryeministër nga shtatori i këtij viti

Avokati i njohur, Arianit Koci, përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se nga shtatori i këtij viti, nuk do të ketë interpretim juridik që ia ndalon Albin Kurtit të bëhet kryeministër, shkruan Mediafokus.info.

Sipas Kocit, në shtator 2021, Kurtit i skadon afati tre vjeçar i dënimit të plotëfuqishëm, çka nënkupton se pas kësaj periudhe nuk do të ketë pengesa që të nominohet për kryeministër, nëse kjo gjë nuk i lejohet më herët.

“Albinit, në rastin dhe interpretimin më të keq, i skadon afati tre vjeçar i dënimit të plotfuqishëm, në shtatorin e këtij viti. Prej atëherë – shtator 2021, nuk ka interpretim juridik, që ia ndalon të bëhet kryeministër”, ka shkruar Koci.

Statusi i plotë:

Albini, kryeministër nga shtatori i këtij viti

– Albinin mund të mos e lejojnë në këtë fazë të kandidojë në zgjedhje, duke e përdorur “kreativitetin” juridik, e duke e mos e marrë parasysh Kodin Penal në një çështje penale;

– Albinin mund mëpastaj, me kritere të vendosura gabimisht, të mos e lejojnë edhe të bëhet kryeministër, duke u thirrur në arsye morale: “si mund të jesh i përshtatshëm për kryeministër, kur nuk je i përshtatshëm për deputet, e deputetët duhet të të votojnë?”.

Por, proceset politike dhe vullneti i votuesve nuk mund të ndalet.

Nëse VV fiton në këto zgjedhje dhe vendosë që Albini të jetë kandidat për kryeministër – çështja mund të dërgohet në kushtetuese.

Prandaj, kujdes nga kurtha eventuale.

Albinit, në rastin dhe interpretimin më të keq, i skadon afati tre vjeçar i dënimit të plotfuqishëm, në shtatorin e këtij viti.

Prej atëherë – shtator 2021, nuk ka interpretim juridik, që ia ndalon të bëhet kryeministër.