Kodi etik na obligon të kemi pak njerëzi në rastet e tragjedive të mëdha

Arbër Ismajli

Ajo pak njerëzi që do të duhej ta kishim në raste të tragjedive të mëdha, siç dhe na obligon kodi i vjetër etik, duhet të kemi të paktën si kulturë elementare, të mos bejmë ngutje në hapat e gjykimeve që qojnë në dëmtimin e dinjitetit të njerëzve, të cilët përmes fjalëve, bëhen pjesë e linçimit publik.

Suspendimi i zinxhirit komandues në Gjilan, nuk është bërë në asnjë mënyrë si pjesë e implikimit të tyre në rast, por si lehtësim i zhvillimit të hetimeve, e gjithë kjo mbase pa nevojë nga titullarët e policisë!

Policia e Kosovës mbetet ndër institucionet më të besueshme në vend, andaj qytetarët duhet të besojnë fuqishëm në dinjitetin e tyre profesional, njerëzor e moral.

Bashkëpunimi me ta duhet të jetë udhërrëfyesi më i fuqishëm i sigurisë publike në vend.

Ne duhet ta ngritim shkallën e përgjegjësisë, por përgjegjësia duhet të jetë e shtrirë gjithkund dhe gjithëandej.

Një shoqëri e përgjegjshme, shkallën e përgjegjësisë e kërkon dhe e praktikon gjithkund.

Shoqëria jonë duhet të jetë e mirëqenë, të jetë më e përgjegjshme, sidomos në fjalën publike.

Lutemi, që tragjeditë të mos jenë ato që na fusin edhe më shumë urrejte mes nesh, përkundrazi, na duhet më shumë dashamirësi mes nesh që t’i kalojmë ato më lehtë, të preventojmë dhe të dalim më të organizuar dhe më efikas nga ato.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bllaca!

……………………………………………….

(Autori është nënkryetar i Komunës në Gjilan)