Kolona në kufi, pritjet shkojnë deri në dy orë në Jarinjë
Raportohet se është rritur fluksi i automjeteve në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës.
Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata janë regjistruar në Jarinjë, ku në dalje nga Kosova zgjasin deri në dy orë.
Kolona ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku pritjet për dalje arrijnë deri në 40 minuta.
Ndërkaq në Merdarë automjetet po përballen me pritje nga 20 deri në 30 minuta.
Në pikat tjera kufitare situata paraqitet më e qetë. Në shumicën prej tyre, pritjet për hyrje dhe dalje zgjasin 3-5 minuta.
Në Han të Elezit, për dalje pritjet janë nga 5 deri në 10 minuta.
Autoritetet kufitare vazhdojnë monitorimin e fluksit të automjeteve, ndërsa qytetarëve u kërkohet të kenë kujdes gjatë udhëtimit dhe të llogarisin kohën e pritjeve gjatë kalimit të kufirit.

