Kolona të gjata në kufi, mbi gjashtë orë pritje për dalje nga Kosova

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka bërë të ditur se pritjet në pikë-kalimin kufitar Merdarë në dalje janë më shumë se gjashtë orë.

Në njoftim thuhet se pritje në dalje ka edhe në Mutivodë, te Dheu i Bardhë dhe në Jarinje.

Pikat e kalimit kufitar: hyrje (min) dalje (min)

Merdarë 05 – 10 360 – 400

Jarinje 10 – 15 60 – 90

Mutivodë 05 – 10 170 -180

Bernjak 15 – 20 15 – 20

Dheu i Bardhë 05 – 10 170 – 180

Vërmicë 15 – 20 15 – 20

Muçibabë 03 – 05 50 – 60

Për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni ueb faqen e MPB-së, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta.