Kolona të gjata në pikëkalimin te ‘Dheu i Bardhë’

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendjes në pikëkalimet kufitare.

Sipas këtij përditësimi, pritjet më të gjata janë te Dheu i Bardhë, të cilat shkojnë deri në 1 orë e 20 minuta.

Në pikëkalimet tjera kufitare pritjet janë më të vogla. Në Merdarë pritjet deri 20-30 minuta.

Më poshtë gjendja e të gjitha pikëkalimeve kufitare.