Vendos Gjykata Kushtetuese: Vendi nuk shkon në zgjedhje

Gjykata Kushtetuese e Kosovës me votë unanime, sonte vonë që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.

Gjykatësit kanë marrë vendim edhe sa i përket afatit që ka mandatari për krijimin e qeverisë, por pro kësaj kanë votuar 7 gjykatës, 2 kanë dalë kundër.

Presidenti Thaçi mandatoi më 30 prill Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për të formuar një qeveri të re dhe Lëvizja Vetëvendosje kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë kushtetutshmërinë e veprimit të presidentit.

Të gjitha partitë politike, përveç Vetëvendosjes kanë kërkuar formimin e një qeverie të re.

Lëvizja Vetëvendosje ndërkaq kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje./mediafokus.info/

Vendimin e plotë të gjykatës mund ta gjeni KËTU