Komandant Plaku përfundon në spital
Mejdi Asllani, i njohur si Komandant Plaku, ka përfunduar në spital, pasi në të pamet e vëllait, është rrëzuar duke pritur dhe përcjellë mysafirët dhe e ka thyer gjurin.
“Fatkeqësitë nuk ndalojnë vetëm me një rast”, ka thënë ai, duke njoftuar se tani gjendet në spital, reparti i Ortopedisë.
Mejdi Asllani është pjesëmarrës i tri luftërave për të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre etnike
Ndihet i përmbushur në qëllimet e tij dhe tani që ka arritur në një moshë të shtyrë, shprehet i lumtur që rrethohet nga shumë nipër e mbesa.
‘‘Mbesave dhe nipave nuk kam mundur t`u lë ndonjë pasuri materiale si trashëgimi, por jam munduar me mish e me shpirt që t`u lë krenarinë kombëtare si trashëgimi’’, kishte shkruar Asllani kohë më parë. /Mediafokus.info

