Komandanti i UÇK-së ndalohet nga policia serbe rrugës për në Preshevë

Njoftimi i plotë në Facebook.

“Vetëm dua t’ju njoftoj se dje, rrugës për në Preshevë, për vizitë tek disa miq, jam ndaluar për orë të tëra nga policia serbe dhe më pas më dhanë një vendim për ndalesë hyrjeje në shtetin serb, me arsyetimin se unë paraqes rrezik për sigurinë e shtetit.
Arsyeja e vetme që e bëj këtë status është që t’i shmangeni udhëtimit për andej dhe të jeni më të kujdesshëm, që e njëjta, ose diçka më e keqe, mos t’ju ndodhë edhe juve” ka shkruar Ganiu.