Komiteti i Gjilanit në koncertin/homazh për viktimat e Coronavirusit
Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka qenë prezent në koncertin “Requiem of Hope” nga ClassiKos, në nderim të 93 qytetarëve të Gjilanit të cilët e humbën betejën me COVID-19.
Në Komitetin e themeluar nga Lutfi Haziri, janë të përfshira emergjencat civile, të shëndetësisë primare e sekondare, sigurisë, zjarrfikësve, Bashkësisë Islame e të Kryqit të Kuq.
Ky Komitet është themeluar më 13 mars./Mediafokus.info/

