Komuna e Deçanit shpall gjendjen emergjente pas helmimeve masive

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, pak minuta më parë ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes emergjente në të gjithë territorin e komunës për shkak të helmimeve masive.

Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të komunës. Që nga dita e shtunë, rreth 900 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se janë helmuar nga uji.

Njoftimi i plotë: