Kuçi: Shteti të reagojë për helmimet në Deçan, mbi 800 qytetarë s’mund të presin më

Natyra Kuçi e PSD-së, ka reaguar pas rastit të helmimit të qytetarëve në Deçan, duke thënë se shteti duhet të reagojë menjëherë.

“Mbi 800 qytetarë të Deçanit helmohen e përfundojnë duke pritur nëpër spitale. Ky është skandal i tmerrshëm të cilit, për fatkeqësi të këtyre qytetarëve, po i mungon vëmendja nga pushteti qendror. A kanë vendosur që popull ta shohin vetëm votuesin e tyre, edhe nëse kjo i bjen që 800 veta të vdesin?

Kërkojmë reagimin e menjëhershëm të qeverisë në mënyrë që të gjindet përgjegjësi për këto helmime. Këta njerëz nuk mund të presin më”, ka shkruar Kuçi.