Komuna e Kamenicës i çon në gjyq 23 prindër
Drejtoria e Arsimit në Kamenicë ka bërë kërkesë për zhvillimin e procedurës kundërvajtëse ndaj 23 prindërve nga Koretini e Topanica, të cilët kanë refuzuar t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, sipas riorganizimit të DKA, shkruan portali kamenicapress.
Në këtë listë fugurojnë emrat e këtyre prindërve: Selami Klaiqi, Shaban Canaj, Valton Keqmezi, Venera Rexha, Violeta Biqkaj, Vjollca Keqmezi, Adhurim Maka, Afrim Dervishi, Arsim Thaçi, Bekim Arifi, Filloreta Rexha, Hazbije Mehmeti, Imer Abdullahu, Isah Hoda, Jakup Vrapçani, Jeton Demi, Jeton Basha, Merita Keqmezi, Muhamet Hoda, Qefsere Haxhiu, Ramadan Basha, Sami Morina.
Prej afro një viti, reforma arsimore, e ndërmarrë nga Kastrati, po refuzohet nga banorët e fshatrave Koretin, Busavatë, Topanicë, Strezovc dhe Krilevë.
Faza e dytë e reformës ka nisur në javën e dytë të janarit të këtij viti në shkollën “Rexhep Mala” në Topanicë dhe në shkollën “Abdullah Krashnica” në Koretin.
Me këtë plan, nxënësit e të dy shkollave të ciklit të ulët, është paraparë që mësimin ta vijojnë në shkollën “Abdullah Krashnica” në Koretin, ndërsa ata të ciklit të lartë, po ashtu të dy shkollave (klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë) në shkollën “Rexhep Mala” në Topanicë.
Përderisa shkolla në Petroc “Xhelal Sopi” do të bashkohet me shkollën në Dobërçan “Nazim Hikmet”, pas marrëveshjes me Komunën e Gjilanit./Mediafokus

