Komuna e Përparim Ramës shpërblen 400 mijë euro tender për firmën e vëllaut të Luan Dalipit

Në publik duken si oponent politik, por jo në të bërit biznes. Prishtina që udhëhiqet nga Përparim Rama i LDK-së e ka shpërblyer me tender kompaninë ku vëllai i shefi të shefit të kabinetit të Kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, shkruan Insajderi.

Komuna e Prishtinës i ka dhënë tender prej afro 400 mijë euro, kompanisë Management and Devlopment Associates (MDA).

Kompani kjo që lidhet me Luan Dalipin, shef i stafit të kryeministrit Albin Kurti. Luan Dalipi ishte pjesë e kësaj kompanie si konsulent, ndërsa vëllau i tij, Driton Dalipi është “managing partner”.

Grupi i operatorëve Management and Devlopment Associates, Abkanos është shpërblyer me kontratë prej 389 mijë euro.

Ndërsa shërbimi që do kryejnë është “Shërbime këshilluese për planifikim, promovim dhe funksionalizim të parkut industrial në Prishtinë“.

Kjo kontratë që i kushtoi komunës afro 400 mijë euro, u dha ditën e djeshme 20.12.2023.

Kush është kompania Management and Devlopment Associates?

Në ARBK- kompanina Management and Devlopment Associates, figuron me aksionar Driton Dalipin, vëllaun e Luan Dalipit që ka 60.00 %.