Komunat s’ia dërguan listat e grevistëve, Qeveria detyrohet t’i japë pagat pa ndalesa

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka dhënë detaje për pakon kundër inflacionit dhe ka akuzuar komunat se kanë dërguar listat për pagat pa cekur personat që janë në grevë.

Qeveria, sipas tij, i ka kërkuar sërish që të rifreskojnë listat por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Megjithatë, shtoi se janë të detyruar të procedojnë listat pakorrigjuara.

Murati duke prezantuar pakon për inflacionit, tha se subvencionimi për faturat energjinë elektrike do të nis nga muaji shtator, andaj është e rekomandueshme që secili të nisim të kursejmë sado që është e mundur në mënyrë që të përfitojnë qytetarët por edhe të mos rendohet gjendja me energjinë elektrike.

Sipas tij, Ministria e Ekonomisë është duke përgatitur një pako tjetër për masa mbështetëse sa i përket rritjes së evidencës nëpër shtëpitë tona.

Ai u ndal edhe te projektligji për punë publike, i cili është draftuar dhe është konsultime të brendshme dhe do të procedohet në Qeveri e Kuvend. Sipas tij, nëpërmjet këtij ligji për pjesën e dytë të këtij viti, kontratat publike do të mbështeten me kompensim për çmimet e rritura.