Lëndohet fizikisht Glauk Konjufca, s’do të dalë disa ditë në punë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pësuar një lëndim fizik në këmbë dhe si rezultat i këtij lëndimi ai s’do të dalë disa ditë në punë, raporton Gazeta Express.

Këtë e ka konfirmuar shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

“Po të njoftoj për një skandal që s’ka ndodhë në histori të Kosovës”, Mila…
“Kryetari I kuvendit prej sot s’do të jetë në kuvend në vendin e tij të punës, për arsye shëndetësore. Kryetari ka pasur një lëndim fizik mbrëmë dhe me rekomandim të mjekut do të duhet të qëndrojë në shtëpi në mënyrë që të ketë rikuperim të këmbës”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila/