Konfirmohen rastet e para me Coronavirus në Kosovë

Janë konfirmuar rastet e para me Coronavirus në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën e jashtëzakonshme, të thirrur nga Qeveria e Republikës së Kosovës lidhur me coronavirusin Covid-19, ka konfirmuar se dy pacientë kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus, pas testimeve të kryera, nga gjithsej 15 raste që janë ekzaminuar së fundi.

Njëri nga pacientët, është shtetase italiane, e moshës 20-vjeçare, kurse pacienti i dytë, është një kosovar i moshës 77-vjeçare.

“Ju njoftoj se pas kryerjes së analizave mikrobiologjike nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nga 15 rastet e lajmëruara, dy kanë rezultuar pozitivë”, ka thënë Vitia./mediafokus.info