Konfirmohet aktakuza edhe ndaj Presidentit Thaçi
Zhvillime dramatike po ndodhin në Kosovë ditën e sotme. Konfirmohet aktakuza edhe ndaj presidentit Hashim Thaçi.
“Para pak çasteve jam informuar prej njerëzve kompententë se zyrtarisht Gjykatësi ka konfirmuar aktakuzën ndaj meje”, ka thënë Presidenti Thaci para mediave.
Ai ka thënë se këto nuk janë momente aspak të lehta për të dhe familjen e tij.
Kujtojme se dje gjatë ditës u arrestua Jakup Krasniqi, ndërsa mbrëmë dhe sot aktakuzat iu konfirmuan edhe Kadri Veselit e Rexhep Selimit.
Më herët, nga Tribunali janë arrestuar Sali Mustafa, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj./Mediafokus.info/

